Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se shpreson që takimi i tij me presidentin kinez Xi Jinping të zhvillohet para fundit të vitit.

“Ai dëshiron të takohet dhe unë mezi pres takimin gjithashtu, por do të thoja para fundit të vitit”, u tha ai gazetarëve në bordin e Air Force One që po udhëtonte nga Aberdeeni për në Uashington.

Trump përsëriti gjithashtu se bisedimet SHBA-Kinë në Suedi më herët të martën shkuan “shumë mirë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb