Rey Manaj vendosi të “divorcohej” me Sivasspor, për të nisur një aventurë të re te Al Sharjah, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sulmuesi kuqezi i ka dërguar një mesazh tifozëve të ekipit ku i falenderon për mbështetjen. Manaj thotë se ndaj tij janë bërë padrejtësi, por që ka zgjedhur të heshtë për shkak të tifozëve.

“Të dashur tifozë të Sivasspor-it, ju tani jeni më shumë se thjesht tifozë, jeni familja ime dhe gjithmonë do të jeni. Kemi ndarë momente me të vërtetë të veçanta, që askush nuk mund t’i marrë prej nesh, askush nuk mund të njollosë atë që kemi arritur.

Gjithmonë kam preferuar të mos flas shumë, edhe në momentet më të vështira, për hirin tuaj dhe për dashurinë tuaj pa kushte. Kam duruar shumë gjëra që nuk janë bërë siç duhet ndaj meje, por nuk është koha për këtë. Vetëm dijeni se kam qenë besnik ndaj jush nga dita e parë deri në të fundit, dhe gjithmonë do të jem.

34 gola dhe 11 asistime në dy sezone, kemi festuar së bashku, t’ju shihja të lumtur është gjëja më e bukur që më ka ndodhur. Faleminderit për gjithçka, nuk do t’ju harroj kurrë”, shkruan Manaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb