Granit Xhaka vendosi të kalojë tek Sunderland pas një periudhe te Leverkusen.

“Granit Xhaka ishte lojtar kyç në ekipin e Leverkusenit që fitoi kampionatin dhe Kupën e Gjermanisë në vitin 2024”, tha drejtori sportiv i Leverkusen, Simon Rolfes.

“Pranimi i kërkesës së tij urgjente për transferim është i përshtatshëm për Bayer 04 sipas kushteve dhe rrethanave të negociuara dhe është zgjidhja më e mirë për të gjithë të përfshirët. I urojmë Granitit gjitha të mirat për pjesën tjetër të karrierës së tij”.

Në sezonin e fundit te ekipi gjerman, Xhaka në kampionat shënoi 2 gola, ndërsa dhuroi 7 asiste.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb