Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për pjesëmarrjen e PD-së në sesionin e ri parlamentar. I pyetur nga gazetarët, Berisha u shpreh shkurt:
“Gjithçka do të vendoset nga forumet. Të gjitha do të vendosen nga forumet e saj.”
Kjo deklaratë vjen në një moment kur debati brenda Partisë Demokratike për strategjinë politike dhe qëndrimin ndaj institucioneve është intensifikuar, ndërsa sesioni i ri parlamentar pritet të nisë në fillim të shtatorit.
