Me Hojlund nën presion dhe Zirkzee që pret sezonin e ri për të treguar veten, Manchester United është përqendruar në sigurimin e përforcimeve të reja në sulm.

Afrimi i Bryan Mbeumo jep sinjale të qarta, por për Ruben Amorim, kjo nuk është e mjaftueshme.

Në fakt, Ollie Watkins tani konsiderohet zgjedhja e parë e Manchester United për pozicionin e qendërsulmuesit, sipas The Mirror.

Lojtari i Aston Villa, vjen nga një sezon jashtëzakonisht pozitiv, duke shënuar 17 gola në 54 ndeshje në Premier League, Champions dhe Kupën FA.

Prandaj, “Djajtë e Kuq” dëshirojnë të intensifikojnë përpjekjet e tyre dhe të finalizojnë me sukses marrëveshjen për Watkins.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb