Gjykata e Lartë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të mos pranojë rekursin e paraqitur nga Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj, të dy nën akuzën e ndërhyrjes në sistemin e IT të Prokurorisë së Posaçme dhe marrjes së dosjeve nga kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK.

Rekursi i tyre kishte si objekt kundërshtimin e vendimit nr. 28 (87-2025-142), datë 22 prill 2025, i marrë nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Gjoni dhe Rrokaj kërkonin rrëzimin e vendimit të Apelit, por GJKKO vendosi të lërë në fuqi vendimin ekzistues, duke mos pranuar kërkesën e tyre për rekurs.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb