Sulmet izraelite në Rripin e Gazës vranë të paktën 46 palestinezë gjatë natës dhe të mërkurën në mëngjes, shumica e tyre midis turmave që kërkonin ushqim, njoftuan spitalet lokale. Midis viktimave ishin më shumë se 30 persona të vrarë ndërsa kërkonin ndihmë humanitare.

Imazhet e njerëzve që “vdesin nga uria në Gaza kujtojnë” momente të tjera tragjike në histori, të tilla si “getoja e Varshavës ose çlirimi i Aushvicit”, tha nënkryetarja ekzekutive e Komisionit Evropian, Teresa Ribera, duke folur për radiostacionin spanjoll Cadena Ser. “Po dëshmojmë një spektakël dantesk, të patolerueshëm, çnjerëzor dhe imoral”, shtoi ajo.

Qendrat e shpërndarjes së ushqimit në Gaza do të jenë funksionale “shumë shpejt”, u tha Donald Trump gazetarëve. “Po flasim me Izraelin dhe mendojmë se ata mund të bëjnë një punë të mirë”, tha presidenti. “Ata duan ta bëjnë këtë.”

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb