Shkëndija është kualifikuar për në turin e 3-të të Champions League. Ekipi shqiptar i drejtuar nga Jeton Beqiri, pas fitoi 1-0 në aktin e parë ndaj FCSB, triumfoi 1-2 në Rumani.

Steaua e Bukureshtit realizoi e para me Cissotit, por mysafirët u përgiigjën shpejt me Latifin. Në pjesën e dytë, Shkëndija ndëshkoi kundërshtarin sërish me Krstevskin.

Me këtë sukses, Shkëndija e sheh veten në turin e 3-të të Champions League, çka do të thotë se automatikisht, sido që të shkojë, ka siguruar grupet e Conference League.

Në turin tjetër, ekipi nga Tetova gjen azerët e Qarabag.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb