Katër nënkryetarë të Bashkisë së Tiranës kanë dhënë dorëheqjen nga detyra.

Bëhet fjalë për Frida Pashakon, Keti Luarasin, Jonida Halilin dhe Andi Seferin, të cilët kanë zyrtarizuar largimin nga pozicionet.

Në vend të tyre, pritet që gjatë ditës së sotme të prezantohen zyrtarisht katër nënkryetarët e rinj të Bashkisë së Tiranës.

Dorëheqjet vijnë pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama i cili në mbledhjen e zhvilluar në 21 korrik me drejtuesit politikë dhe ata vendorë të Qarkut, insistoi për rifreskimin e Bashkisë së Tiranës.

Kreu i qeverisë kërkoi hapjen e garës për emërimet, duke propozuar 5 nënkryetarë të rinj. Këta të fundit do të kalojnë përmes një procesi seleksionimi me vlerësim bazë meritokracinë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: