AC Milan nuk heq dorë nga Ardon Jashari. Mesfushori i Brugge mbetet një objektiv për kuqezinjtë, të cilët po kërkojnë të forcojnë skuadrën e Massimiliano Allegrit gjatë këtij afati kalimtar.
Objektivi i klubit është i qartë: të harrojë sezonin e kaluar, i cili përfundoi pa kualifikim për garat e ardhshme evropiane dhe me një humbje në finalen e Kupës së Italisë kundër Bolonjës.
Siç shkruhet te Gazzetta dello Sport, Milan ende beson te afrimi i mesfushorit Jashari, por nuk është i gatshëm të presë shumë gjatë.
Një ultimatum për Club Brugge, ose gjithçka do të finalizohet së shpejti, ose do kërkojnë objektiva të tjerë.
