Milan ka triumfuar 0-9 ndaj Perth Glory në miqësoren e fundit të turneut aziatik.

Terraciano hapi siparin e golave që në minutën e 3-të, ndërsa spikati edhe Okafor me dopietë. Brenda pjesës së parë pati kohë edhe për golat e Comottot dhe Chukwueze.

Në pjesën e dytë shkëlqeu Leao me dy gola, sakaq edhe Ricci me Musah vendosën emrin në lsitën e golashënuesve.

Milan synon që në sezonin e ri futbollistik të jetë protagonist në kampionat dhe Champions.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb