Presidenti i SHBA-së, Donald Trump sulmoi Kryetarin e Rezervës Federale, Jerome Powell , duke e quajtur atë “shumë të zemëruar, shumë budalla dhe shumë të politizuar” për të mbajtur postin e guvernatorit të bankës qendrore të SHBA-së, e cila dje i mbajti normat e interesit të pandryshuara.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump akuzoi Powell se i ka shkaktuar vendit “triliona dollarë humbje”, duke e fajësuar më tej atë për atë që e quajti “një nga rinovimet më të paafta ose të korruptuara në histori”, përkatësisht selinë e Rezervës Federale. “Jerome ‘Too Late’ Powell e ka bërë përsëri!” shkroi Trump. “‘Too Late’ është një humbës total dhe vendi ynë po paguan çmimin!” shtoi ai.
Dje, Rezerva Federale vendosi të lërë të pandryshuara normat e interesit në SHBA, duke i mbajtur ato midis 4.25% dhe 4.5% për të pestën herë radhazi. Powell tha se vendimi ishte “i përshtatshëm për të mbrojtur vendin nga rreziqet e inflacionit”.
