Qeveria e Kosovës ka njoftuar se do të eliminojë tarifat doganore për mallrat që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar, deklaroi se ky vendim është tregues i marrëdhënieve të ngushta me SHBA-në.
“Prej tani e tutje, të gjitha produktet amerikane do të hyjnë në Kosovë pa asnjë tarifë doganore.
Shteti ynë i hap dyert për mallrat nga SHBA dhe jemi të bindur se kjo masë do të kontribuojë në rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe në tërheqjen e mëtejshme të investimeve amerikane”, u shpreh Kurti në mbledhje.
(BalkanWeb)
