Avokati i Popullit ka nisur verifikimet periodike lidhur me mënyrën se si trajtohen të burgosurit në paraburgimin e Durrësit. Gjithashtu, verifikime do të ketë edhe për protokollin që është ndjekur për shoqërimin e Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në ambientet e një klinike private, ku ai iu nënshtrua analizave mjekësore disa ditë më parë.
Ahmet Prençi, Komisioner për Parandalimin e Torturës ka marrë kontakt direkt me kryebashkiakun e Tiranës për të siguruar respektimin e të drejtave dhe trajtimin dinjitoz.
Kontrolli vjen në një moment kur vetë Veliaj ka akuzuar Drejtorinë e Burgjeve për trajtimin e tij.
Mbrojtja ligjore e Veliajt ka ngritur pretendimet se është shkelur çdo protokoll mjekësor dhe trajtim njerëzor, pasi kryebashkiaku u shoqërua prej rreth 30 efektivësh policie dhe hetues të BKH-së gjatë një vizite në një klinikë private.
(BalkanWeb)
