Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka finalizuar operacionin “Bashkëpunimi”, duke goditur në 24 orët e fundit 4 raste të shitjes së lëndëve narkotike në doza.

Në pranga janë vënë 5 persona të dyshuar për tregtim të drogës. Gjatë operacionit janë sekuestruar doza kokainë dhe kanabis, si dhe sende të tjera përfshirë 3 celularë dhe një automjet. Materialet i janë dorëzuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Në kuadër të operacionit “Bashkëpunimi” u arrestuan shtetasit: Elson Tafa, Xhulian Osmanaj, Selgi Kryemadhi, Xhuliano Hysa, Franci Muro.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bashkëpunimi”.

Gjatë 24 orëve të fundit, goditen 4 raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

Vihen në pranga 5 shtetas.

Sekuestrohen sasi dhe doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, 3 celulare dhe 1 automjet.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Bashkëpunimi”, kanë vijuar kontrollet në të gjithë kryeqytetin dhe si rezultat kanë goditur 4 raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Për këto raste:

-Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 24 vjeç,  i cili dyshohet se shiste doza kokaine në Kamzë, kryesisht në bulevardin “Nënë Tereza”. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, iu gjetën doza kokaine;

-Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponjat” arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • E. T., 27 vjeç dhe Xh. O., 27 vjeç, pasi u ndaluan në rrugën “Ali Kelmendi”, gjatë kohës që qarkullonin me një automjet të cilin shtetasi E. T. dyshohet se e përdorte për shitjen e dozave të kanabisit. Gjatë kontrollit fizik, 27-vjeçarit iu gjetën doza kanabisi, ndërsa shtetasi Xh. O. nuk ka kallëzuar për krimin;
  • S. K., 23 vjeç, pasi në rrugën “Rrapo Hekali”, gjatë kontrollit fizik i gjetën një sasi kanabisi, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në doza;

-Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. H., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, u gjetën doza kanabisi, që dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: