Ndonëse i hapur në muajin qershor të këtij viti, Green Coast Hotel – MGallery Collection është renditur si një prej hoteleve të Grupit Accor me performancën më të mirë në botë. Në vetëm dy muaj, duket se interesi i vizitorëve ka qenë mjaft i lartë.
Vlerësimi vjen nga La Maision, devizioni i zinxhirit hotelier Accor, me të cilën Grupi BALFIN ka arritur të sjellë në Shqipëri një brand të mirënjohur si MGallery, pikërisht për përvojat autentike që ofron, në çdo destinacion ku ndodhet.
Në raportin e publikuar së fundmi, që mbështetet mbi performancën e 133 hoteleve në total nën brand-in Sofitel, Sofitel Legend dhe MGallery Collection (të gjitha pjesë të Grupit Accor), Green Coast Hotel – MGallery Collection renditet si hoteli që ka performuar më mirë dhe si i pari mes hoteleve MGallery në Europë, për popullaritetin dhe kërkesën e shfaqur të vizitorëve.
Mes shteteve mikpritëse, ku ndodhen edhe hotelet me performancën më të mirë, vihen re vende si Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Zvicra, Polanda dhe Franca.
Risjellim në vëmendje se Green Coast Hotel – MGallery Collection është hoteli i parë me 5 yje+ në Shqipëri. Ai ndodhet në plazhin Green Coast, i vetmi plazh i certifikuar me standardin Blue Flag për cilësinë.
Grupi Accor është një nga rrjetet më të njohura globale për hoteleri dhe turizëm, me më shumë se 5,600 hotele, në më shumë se 110 shtete. Për hotelin në Green Coast, ka zgjedhur si bashkëpunëtor strategjik Grupin BALFN.
Green Coast Hotel – Mgallery Collection, që përçon në shërbim standardet e larta të Grupit Accor, pritet ta kthejë Shqipërinë në një destinacion të preferuar për turizmin elitar.
