Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për pushtimin e hapësirave publike, këtë herë duke u ndalur te lavazhet që funksionojnë në trotuare dhe në kushte të jashtëligjshme.
Përmes një postimi në Facebook, ai publikoi pamje nga disa prej tyre dhe u bëri thirrje pronarëve të t’i largojnë vetë pajisjet për të shmangur ndëshkimin.
“Çuna, respekte po e kuptoni edhe vetë që nuk ecën më kjo punë kështu, apo jo Turi?” shkruan Rama në postimin e tij.
Kreu i qeverisë sugjeroi që në rastet kur prona është private, të kërkohet leje për ngritjen e një njësie shërbimi sipas rregullave, duke shtuar se aktivitetet pa leje nuk do të tolerohen: “Hiqini vetë këto që mos merrni edhe gjobë dhe po e patët tokën tuaj, merrni leje për një njësi shërbimi normale brenda rregullave, jo për lavazh në rrugë.”
