Në Opinion në News24 ishte i ftuar gazetari dhe analisti Genc Burimi i cili diskutoi për draftin e Kodit të ri Penal i cili ka pasur disa ndryshime ditët e fundit. Ai tha se në Kodin e ri Penal nuk ka parë unanimitet përtej ndasive politike.
Burimi shtoi më tej se i ka bërë përshtypje edhe dënimet e vendosura në kodin e ri Penal si përshembull kodi penal i cili u vendos ditën ne sotme për tallje ndaj “udhëheqësve”. Sipas analistit Burimi nuk ka vend që e mbron këtë kod penal.
“Në kodin e ri penal nuk kam parë unanimitet përtej ndasive politike. Mua më ka bërë përshtypje edhe dënimet për kodin penal, si përshembull tallja për “udhëheqësit”. Nuk ka vend që e mbron kodin penal për tallje të udhëheqësve. Në një vend si Shqipëria mund të them se ky draft është i pështirë”, tha Burimi
Gjatë fjalës së tij në studio, ai u ndal edhe tek aksioni për hapësirat publike. Burimi tha se aksioni ishte pozitiv dhe se kryeministri nuk duhet të hyjë në kompetencat e pushtetit vendor.
“Ne nuk duhet të ngatërrojmë ligjet edhe për aksioni e hapësirave publike dhe në emër të efikasitetit nuk mund të shkelet perëndimi. Aksioni për hapësirat publike mund të them se ishte pozitive. Kryeministri nuk duhet të hyjë në kompetencat e pushtetit vendor”, përfundoi Burimi
(BalkanWeb)
