Presidenti rus Vladimir Putin tha të premten se Moska ka filluar prodhimin e raketave të saj më të reja hipersonike dhe riafirmoi planet për t’i vendosur ato në Bjellorusi më vonë këtë vit, duke paraqitur një kërcënim për Ukrainën fqinje.

I ulur përkrah Presidentit të Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenka, në ishullin Valaam pranë Shën Petersburgut, Putin tha se ushtria tashmë ka zgjedhur vendet e vendosjes në Bjellorusi për raketën balistike me rreze të mesme veprimi Oreshnik.

“Puna përgatitore është duke vazhduar dhe ka shumë të ngjarë që ta kemi përfunduar para fundit të vitit”, tha Putin, duke shtuar se seria e parë e Oreshnikëve dhe sistemet e tyre janë prodhuar dhe kanë hyrë në shërbim ushtarak.

Rusia e përdori për herë të parë Oreshnikun, që në rusisht do të thotë “pemë lajthie”, kundër Ukrainës në nëntor, kur qëlloi armën eksperimentale në një fabrikë në Dnieper që ndërtonte raketa kur Ukraina ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb