Pas Spanjës dhe Gjermanisë edhe Franca ka shpërndarë dyzet ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza për të ndihmuar banorët të cilët po përballen me një uri të madhe, njoftoi Ministri i Jashtëm Francez Jean-Noël Barrot.
Duke folur për radion franceze Franceinfo, ai theksoi shkallën e krizës humanitare në enklavën palestineze.
“Nuk ka mbetur asnjë minutë për të humbur”, tha Barrot.
Diplomati më i lartë i Francës pranoi se kjo ndihmë ishte “e pamjaftueshme” për të përmbushur nevojat e popullsisë. Barrot kishte përmendur “katër fluturime që transportonin nga 10 ton ushqim secili”, duke nënkuptuar se do të kryheshin katër rotacione.
Face à l’urgence absolue, nous venons de conduire une opération de largage de vivres à Gaza.
Merci à nos partenaires jordaniens, émiriens et allemands pour leur appui, ainsi qu’à nos militaires pour leur engagement.
Les largages ne suffisent pas.… pic.twitter.com/dEzo3GXmi8
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) August 1, 2025
Ndryshe, hedhjet humanitare nga ajri rifilluan të dielën, pasi ushtria izraelite njoftoi një pauzë në luftime. Fluturimet e para nga ajri që shpërndanë ndihmën shumë të nevojshme u kryen nga Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Mbretëria e Bashkuar ishte vendi i parë evropian që mori pjesë, e ndjekur nga Gjermania, Belgjika dhe tani Franca, të cilat kanë krijuar të gjitha një “rrugë ajrore” përmes Jordanisë.
(BalkanWeb)
