Presidenti amerikan tha se Jerome Powell “me shumë gjasa” do ta përfundojë mandatin e tij si kreu i bankës qendrore amerikane (Fed), pavarësisht kritikave të ashpra që Donald Trump ka bërë kundër tij për refuzimin e uljes së normave të interesit.

Në një intervistë me rrjetin Newsmax, e cila u transmetua të premten, Trump theksoi se do ta shkarkonte Powell pa menduar dy herë, duke vënë në dukje se normat e interesit të Fed janë në një nivel shumë të lartë, por shtoi se këshilltarët e tij besojnë se një veprim i tillë do të shkaktonte “trazira në treg”.

“Ai do të largohet pas shtatë ose tetë muajsh dhe unë do të emëroj dikë tjetër”, tha Trump, duke iu referuar mandatit të Powell si kryetar i Rezervës Federale që përfundon në maj 2026.

Në një postim në platformën Truth Social, Donald Trump i bëri thirrje Jerome Powell të japë dorëheqjen. “Powell duhet të japë dorëheqjen, ashtu si Adriana Coogler, e cila u emërua nga Biden, dha dorëheqjen”, shkroi presidenti amerikan.

Më parë, Kugler dha dorëheqjen nga pozicioni i saj në bordin e Rezervës Federale, duke i dhënë Trump mundësinë të zgjidhte një kandidat sipas dëshirës së tij.

 

(A.A/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb