Të paktën 11 persona u plagosën të premten në një sulm me dron rus në Kharkiv, në verilindje të Ukrainës , i cili goditi një ndërtesë apartamentesh, tha guvernatori rajonal Oleh Sinyukhubov.

Midis të plagosurve ishte një foshnjë pesëmuajshe dhe dy fëmijë, të moshës 9 dhe 10 vjeç, tha Sinyukhubov në një postim në platformën Telegram. Gjashtë nga të plagosurit morën ndihmën e parë në vend dhe pesë të tjerë u dërguan në spital.

Banorët e qytetit dhe rajonit me të njëjtin emër, pranë kufirit rus, shpesh përballen me valë sulmesh nga forcat e Moskës. Të premten, një grua 75-vjeçare u vra dhe dy burra u plagosën në një sulm tjetër rus, njoftuan autoritetet lokale.

Pushtimi rus i Ukrainës, i cili filloi në shkurt të vitit 2022, ka shkaktuar shkatërrime të pallogaritshme dhe ka marrë jetën e mijëra civilëve.

 

(A.A/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb