Kryeministri Edi Rama ka postuar në profilin e tij facebook një video nga aksioni që po kryhet në Tiranë për lirimin e hapësirave publike.

Rama shkruan se ky aksion do të vijojë deri në vendosjen e kufijve përcaktues për vendosjen e tavolinave, karrigjeve e çadrave.

“Sigurisht jo vetëm ngrehinat e hekurit, po edhe platformat e turlillojshme nën to, do të zhbëhen hap pas hapi, përditë e me durim, derisa të vendoset kudo kufiri që garanton lirinë e hapësirës komunitare dhe përcakton deri ku mund të shtrihen tavolinat, karriget e çadrat e njësive tregtare”, shkruan Rama në një postim të tij në facebook, teksa ka shpërndarë dhe një video.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb