Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Munellë të Pukës, ku fermeri Erjon Nikolli ka denoncuar në polici se është qëlluar me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tij.

Nikolli jeton me gruan e tij shtatëzënë dhe fëmijët e vegjël.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku ka nisur hetimet. Gjatë verifikimit në terren, policia ka gjetur gëzhojat në tokë si dhe një mesazh kërcënimi në një gur ku shkruhej: “Ik se do të vdesësh”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb