Amir Rrahmani, mbrojtësi i Napolit preku tema të ndryshme, në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Ka qenë një vit i vështirë, më është dashur ta shfrytëzoj sa më shumë kohën time të lirë. Në vitin 2023, më kujtohet shumë kur ishim disa pikë përpara, por ishte hera e parë që ishim në prag të fitimit të një titulli. Ishim 15 pikë përpara dhe kishim frikë se mos e humbisnim! Për titullin e dytë, ndeshja kundër Parmës ishte padyshim një dramë, pastaj kundër Cagliarit dhe fitorja përfundimtare”.

“Komplimenti më i mirë? Më thanë se kisha fituar dy tituj si Maradona, dhe kjo është një gjë e madhe. Një ëndërr? Ëndërroja për Premier League, si fëmijë, ishte liga më e mirë në botë. Por tani jam këtu dhe jam i përqendruar te Napoli”.

“Kujtdo që dëshiron të bëhet futbollist, i them: puno çdo ditë, mos u dorëzo kurrë, jep gjithçka edhe kur nuk do të stërvitesh, bëje edhe kur je i lodhur. E kuptova se isha bërë profesionist kur isha 17 vjeç, kur luaja në Shqipëri”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb