Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim zyrtar Zëvendësndihmës Sekretarin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David A. Baker. Gjatë takimit, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes mes dy vendeve.

Pas takimit me presidenten Osmani, zyrtari amerikan do të zhvillojë një tjetër takim me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, ky takim do të shoqërohet me ceremoni zyrtare në ambientet e Ministrisë, duke filluar nga ora 16:00.

“Ftohen përfaqësuesit e mediave të përcjellin këtë ngjarje e cila përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të marrëdhënieve dypalëshe në fushën e mbrojtjes,” thuhet në deklaratën zyrtare të ministrisë.

Kjo vizitë vjen në një kohë kur Kosova po synon të avancojë kapacitetet e saj mbrojtëse dhe bashkëpunimi me SHBA-në mbetet shtylla kryesore e këtyre përpjekjeve.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb