Manchester United vijon të kërkojë përforcime të reja. Sipas asaj që shkruan The Sun, klubi nga Manchesteri synon të afrojë mesfushorin e Barcelonës, Fermin Lopez.

Anglezët janë të gatshëm të ofrojnë 61 milionë paund, pra 70 milionë euro për kartonin e futbollistit, në mënyrë që Barça të lërë të lirë Lopezin.

Madje, United ka në plan edhe dyfishimin e rrogës së 22-vjeçarit. Ruben Amorim mendohet të jetë një tifoz i madh i spanjollit, me teknikun e gjigandëve anglez që u ka bërë të qartë drejtuesve se deshiron që ta ketë në skuadër lojtarin për sezonin që vjen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb