Një 27-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut, Tiranë.
I plagosur ka mbetur Jurgen Abazi, i cili mësohet se është paraqitur vetë në spital rreth orës 19:10.
I riu ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të incidentit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak.
Rreth orës 19:10, është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi J. A., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freskut. Aktualisht, 27-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
(BalkanWeb)
