Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Maqellarë të Dibrës, ku një grua 50-vjeçare, e cila drejton shkollën 9-vjeçare në fshatin Pocest, është plagosur nga djali i saj.
Nexhmie Sula, e cila mban postin e drejtoreshës, u sulmua me thikë nga djali gjatë një konflikti familjar.
Menjëherë pas ngjarjes, policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar djalin që bëri plagosjen.
Ndërkohë, Nexhmie Sula është dërguar urgjentisht në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po trajtohet për plagët e marra, pasi ka marrë 7 goditje me thikë.
(BalkanWeb)
