Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në lagjen Banaj të Patosit, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme toke, ku dyshohet se ndodheshin mbetje urbane dhe plehra.
Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe janë afruar ndjeshëm pranë banesave, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e zonës. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të vënë zjarrin nën kontroll dhe për të shmangur rrezikun për shtëpitë përreth.
Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, por dyshohet për ndezje të qëllimshme ose pakujdesi. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin qëndrimin pranë zonës së përfshirë nga flakët dhe të raportojnë çdo zjarrvënie të mundshme.
(Balkanweb)
