Kreu i PD Sali Berisha ka dalë sot me një tjetër akuzë të fortë ndaj qeverisë, duke e cilësuar procesin zgjedhor të 11 majit 2025 si një “farsë elektorale” dhe “procesin më të diskredituar në 32 vite pluralizëm”.

Në një deklaratë për mediat, Berisha ka publikuar një letë, sipas tij të dërguar nga ministri i Jashtëm Igli Hasani ndaj përfaqësuesve të misioneve ndërkombëtare të vëzhgimit, që sipas tij përbën një presion të paprecedent ndaj tyre për të ndryshuar tonin kritik të raportit për zgjedhjet.

Letra, e datës 12 maj, është adresuar për Farah Karimi, koordinatore speciale e OSBE-së, si dhe për përfaqësues të misioneve të ODIHR-it, Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës, mes tyre Lamberto Zannier, Bjorn Soder, Simone Billi dhe Michael Gahler.

Sipas Berishës, në letrën e Hasanit theksohet “pritshmëria që raportet të pasqyrojnë me saktësi realitetet e vëzhguara në terren”, ndërsa ministri shpreh “shqetësim serioz” për paragrafin hyrës të deklaratës paraprake të vëzhguesve, të cilin e cilëson si “thellësisht negativ dhe të pabalancuar”.

Berisha e konsideroi këtë një akt “banditizmi diplomatik”, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Hasani për presion të strukturuar ndaj ndërkombëtarëve për të zbutur kritikat në raportin final të misionit të vëzhgimit.

4abf194f C80f 4b63 Af45 0e585d32b800
4abf194f C80f 4b63 Af45 0e585d32b800
B2b920e7 Caf0 4f09 91b0 1084287782f1
B2b920e7 Caf0 4f09 91b0 1084287782f1

Ai rikujtoi edhe akuzat e mëparshme për blerje vote, përdorim të fondeve publike, armatosje të patronazhistëve, si dhe manipulim të votës së diasporës, duke e përshkruar procesin e 11 majit si “zgjedhje të kapura nga një regjim që përdor shtetin për qëllime elektorale”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb