Siç ka ndodhur në sezonet e fundit, Barcelona ka hasur vështirësi për nënshkrimin e lojtarëve të rinj. Katalanasit kanë probleme me “Fair Play Financiar” në Spanjë, por gjithsesi diçka e tillë nuk i ka penguar aspak të transferojnë Markus Rashford.
Sulmuesi 27-vjeçar, në një intervistë të dhënë së fundmi ka treguar bindjen e tij se gjithçka do të jetë në rregull dhe se është i fokusuar në fushë. Ai la të kuptohet se një kjo çështje i takon klubit dhe se nuk është i shqetësuar aspak.
Ndërkohë, Barcelonës nuk i mbetet gjë tjetër veçse të punojë me shitjet, ku largimi i disa futbollistëve mund të krijojë kushtet e duhura për regjistrimin e Rashfordit për sezonin në La Liga. Disa futbollistë janë në listën e “zezë”, por gjigandi spanjoll nuk dëshiron të zbresë nga pretendimet e veta për asnjë nga lojtarët.
Ndërsa edicioni i LaLiga-s afrohet, Barcelona duhet të zgjidhë ngërçin e regjistrimeve, me Rashford që është gati të shkëlqejë me këtë skuadër, madje ai gjeti edhe golin e parë me këtë ekip, në miqësoren ndaj koreanëve të Daegut.
Transferimi i anglezit në Kamp Nou ka qenë dëshirë e drejtëpërdrejtë e Hansi Flik, me trajnerin që beson ste aftësitë e tij për të bërë diferencën në sezonin e ri.
