Klubi i Egnatias ka dorëzuar në UEFA listën e lojtarëve të regjistruar për ndeshjet e turit të tretë të Ligës së Konferencës ndaj Olimpija Ljubljanës dhe bie në sy se ka një ndryshim të rëndësishëm në radhët e rrogozhinasve. Sulmuesi Saliu Guindo, nuk është pjesë e tyre për këto dy takime.
Në turin e mëparshëm, përballë Dinamo Minsk, Guindo i ndoqi të dy ndeshjet nga stoli, pa u aktivizuar nga trajneri Tetova. Ndërsa tani, lënia jashtë liste jep sinjale të tjera se diçka nuk shkon mes palëve dhe ndoshta Guindo mund të jetë largimi i radhës nga kampionët.
Në mungesë të tij, në listë është përfshirë braziliani Leo Melo, i cili ishte lënë jashtë në turin e mëparshëm duke qenë spektator në dy ndeshjet.
LISTA
PORTIERË: Klajdi Kuka, Loris Haka, Mario Dajsinani
MBROJTËS: Zamig Alijev, Anio Poçi, Edison Ndreca, Arbenit Xhemajli, Gijem Haime, Xheferson Oliveira Da Konseisao, Elion Sota, Abdurraman Fangaj
MESFUSHORË: Albano Aleksi, Fernando Medeiros, Daniel Uotlai, Regi Lushkja, Flamur Ruçi
SULMUES: Sumaila Bakajoko, Leo Melo, Kastriot Selmani, Mohamed Jahaja, Ildi Gruda
