Bashkimi Evropian njoftoi të hënën se do të pezullojë për gjashtë muaj kundërmasat e planifikuara kundër tarifave të Shteteve të Bashkuara, të cilat pritej të hynin në fuqi këtë javë.

“Më 27 korrik 2025, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidenti i SHBA-së Donald J. Trump ranë dakord për një marrëveshje mbi tarifat dhe tregtinë”, tha zëdhënësi i Komisionit të BE-së për tregtinë në një deklaratë.

Zëdhënësi e vlerësoi marrëveshjen si rivendosjen e “stabilitetit dhe parashikueshmërisë për qytetarët dhe bizneset në të dyja anët e Atlantikut”.

“BE-ja vazhdon të punojë me SHBA-në për të finalizuar një Deklaratë të Përbashkët, siç është rënë dakord më 27 korrik”, tha zëdhënësi.

“Duke pasur parasysh këto objektiva, Komisioni do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të pezulluar me 6 muaj kundërmasat e BE-së kundër SHBA-së, të cilat duhej të hynin në fuqi më 7 gusht.”

Pauza e kundërmasave pritet të hyjë zyrtarisht në fuqi të martën.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb