Calvin Harris është bërë baba për herë të parë, pasi bashkëshortja e tij, prezantuesja e BBC Radio 1 Vick Hope, ka sjellë në jetë një djalë të cilin çifti e ka quajtur Micah.

DJ-i skocez 41-vjeçar ndau lajmin e gëzueshëm të hënën përmes një postimi në Instagram, duke publikuar një seri fotosh prekëse që shënonin lindjen e të birit.
“Më 20 korrik erdhi në jetë djali ynë. Micah është këtu!”, shkroi ai, duke shtuar:

“Bashkëshortja ime është një superheroinë dhe jam pafundësisht mirënjohës. Të duam shumë, Micah.”

  • foto galeri

Në mesin e imazheve të publikuara është edhe fotoja e parë babë e bir në një divan, ndërsa Harris mban në krahë djalin e tij të porsalindur.

Urime të shumta kanë shkuar në adresë të reperit nga fansat dhe miqtë në rrjetet sociale, duke përgëzuar çiftin për këtë kapitull të ri në jetën e tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb