Në Lushnje ka nisur faza e dytë e aksionit për lirimin e hapësirave publike nga zaptimet e paligjshme, ku përfshihen objekte shërbimi, tenda të palëvizshme dhe pemë të mbjella jashtë vendeve të përcaktuara. Policia bashkiake, me mbështetjen e Policisë së Shtetit, Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe përfaqësuesve të rajoneve, po vijon punën në të gjitha zonat e zëna.

Faza e parë e aksionit përfundoi me njoftimin zyrtar të subjekteve që kishin zënë hapësirat për të liruar vendet. Gjatë kësaj periudhe, disa qytetarë kanë larguar vetë materialet e tyre, ndërsa puna vazhdon intensivisht për ata që nuk e kanë bërë këtë brenda afatit të përcaktuar. Bashkia ka siguruar mjete dhe fuqi punëtore për të ndihmuar në largimin e materialeve.

Drejtori i Policisë Bashkiake në Lushnje, Jashar Saraçi, bëri me dije se aksioni do të vazhdojë deri në lirimin e plotë të të gjitha hapësirave publike të zëna.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb