Futbolli portugez është në zi pas vdekjes së papritur të Drejtorit Sportiv të Portos, Jorge Costa, në moshën 53 vjeçare.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, Jorge Costa u dërgua me urgjencë në spital këtë mëngjes pasi nuk ndihej mirë në kompleksin stërvitor Olival të klubit.

Costa luajti gjithsej 342 ndeshje gjatë epokës së artë për Porton, duke fituar tetë herë ligën portugeze, ndërsa nuk mungojnë as sukseset në arenën ndërkombëtare.

Ai ishte kapiten i Portos në triumfin e madh në Champions në vitin 2004, duke ngritur në qiellin e Gelsenkirchenit trofeun.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb