Në një lëvizje të papritur, Donald Trump  u shfaq në çatinë e sallës së konferencave të Shtëpisë së Bardhë të martën në mëngjes (5/8) për të inspektuar vendin e ndërtimit ku do të ndërtohet salla e re luksoze e banketeve.

Vizita ishte e paparalajmëruar, por gazetarët që ishin në kompleks u informuan rreth orës 9:40 të mëngjesit se presidenti amerikan mund të shfaqej.

Pas rreth një ore pritjeje dhe masave të shtuara të sigurisë – përfshirë vendosjen e snajperëve në çatinë e Krahut Perëndimor – Trump u ngjit në çati.

Në krah të tij ishte arkitekti James McCreary, përgjegjës për projektimin e zgjerimit mbresëlënës, të cilin zëdhënësja Caroline Levitt e kishte përshkruar si një “shtesë luksoze dhe të nevojshme” me “harmoni të brendshme dhe ndërtim të detajuar”. Trump eci në tarracë, duke vëzhguar vendin ku do të ngrihet salla e re, si dhe çatinë e krahut perëndimor.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb