Tjetër aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lushnjë- Fier.
Dy mjete janë përplasur në kryqëzimin e Savrës, konkretisht automjeti Volksvagen ka tentuar të kalojë në anën tjetër dhe është përplasur me automjetin tip Benz.
Dy drejtuesit e mjeteve janë dërguar në spitalin rajonal  ku po marrin ndihmën mjekësore.

Policia e qarkullimit ndodhet në vendngjarje për të disiplinuar trafikun ndërsa policia shkencore po dokumenton rastin.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb