Mladen Milinkovic do të jetë trajner i Partizanit. Klubi i kuq do të prezantojë teknikun serb këtë të mërkurë, në orën 17.00, në ambientet e stadiumit “Arena e Demave”.
Milinkivic, do të pasojë Skënder Gegën, i cili dha dorëheqjen nga pankina.
Milinkovic është një emër i njohur për futbollin shqiptar, pasi ka drejtuar më herët Luftëtarin dhe Kukësin.
