Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e një projekti transformues për Banjat e Bënjës, një nga atraksionet më të njohura turistike në jug të Shqipërisë, në zonën e Përmetit dhe Këlcyrës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka ndarë pamje të projektit të ri, i cili po realizohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Synimi i këtij investimi është përmirësimi i infrastrukturës dhe i përvojës turistike në këtë zonë termale me potencial të lartë zhvillimi.
Projekti përfshin rikualifikimin e plotë të zonës, përmirësimin e aksesit dhe shërbimeve bazë si parkimi dhe furnizimi me ujë, si dhe krijimin e ambienteve rekreative për vizitorët. Po ashtu, parashikohet vendosja e një modeli të qëndrueshëm menaxhimi në bashkëpunim me institucionet lokale dhe agjencitë përkatëse.
Ky ndërhyrje pritet të rrisë ndjeshëm vlerën turistike të Banjave të Bënjës dhe të kthejë këtë zonë në një destinacion të standardeve më të larta, duke nxitur zhvillimin ekonomik të rajonit.
