Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi sot para medias se në vjeshtë do të nisë aksionin opozitar kundër largimit të kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

Berisha tha se largimi i tij është kushti i të gjitha kushteve që qytetarët të vendosin për qeverinë e ardhshme me vullnetin e tyre.

“PD do të bëjë çdo gjë për të mobilizuar shqiptarët të bëjnë cdo gjë për votën e tyre, jo vetëm në Shqipëri por dhe në diasporë, ndaj përfaqësuesve të narkoshtetit në diasporë.

Kemi të bëjmë me një diktaturë autokratike që ka si forcë lëvizëse drogën krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve. Ndaj dhe qëndresa e përgjithshme e qytetarëve është dalja nga kjo situatë”, tha Berisha.

Sali Berisha: Largimi i Edi Ramës është kushti i të gjitha kushteve që qytetarët të vendosin për qeverinë e ardhshme me vullnetin e tyre.

Ndaj dhe PD do të bëjë cdo gjë për të mobilizuar shqiptarët të bëjnë cdo gjë për votën e tyre, jo vetëm në Shqipëri por dhe në diasporë, ndaj përfaqësuesve të narkoshtetit në diasporë.

Kemi të bëjmë me një diktaturë autokratike që ka si forcë lëvizëse drogën krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve. Ndaj dhe qëndresa e përgjithshme e qytetarëve është dalja nga kjo situatë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb