Trajneri i Qarabag, Gurdan Gurdanov analizoi fitoren 0-1 ndaj Shkëndijës në kualifikueset e Champions.

“Së pari dua t’i përgëzoj lojtarët e mi që luftuan deri në fund dhe luajtën me intensitet.

Është shumë e rëndësishme që në ndeshje të tilla të jesh luftarak deri në fund. Bëmë disa gabime, por për ne ishte shumë i rëndësishëm rezultati i kësaj sfide. Kam fjalët më të mira për Shkëndijën, luajtën shumë mirë ndaj FCSB-së dhe na e vështirësuan punën. Fitorja është e rëndësishme për ne, por në Baku duhet të jemi të kujdesshëm, nuk duhet të lejojmë që ndeshja të jetë kaq e ngushtë”,- tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb