Në studion e News24 ishte i ftuar nënkryetari i Këshillit Bashkiak Endrit Braimllari i cili diskutoi për aksionin për lirimin e hapësirave publike. Ai tha se ky aksion ka ardhur si pasojë e ligjit dhe kërkesave të vazhdueshme nga qytetarët. Braimllari shtoi më tej sje ky aksion do të jetë një proces i cili do të zgjasë dhe nuk do të rëndojë bizneset dhe jetën ekonomike të personave që i zotërojnë.
“Ky është një aksion i cili ka ardhur si pasojë e ligjit dhe e dyta pas kërkesave të vazhdueshme të qytetarëve. Aksioni për lirimin e hapësirave publike do të jetë një proces i cili do të zgjasë. Ky nuk është një aksion për të rënduar bizneset dhe jetën ekonomike të personave por një aksion për të ushtruar ndikimin e vërtetë të bashkisë për të mirën e përbashkët”, tha ai
Gjatë fjalës së tij në studio, nënkryetari i Bashkisë theksoi se aksionet janë të domosdoshme për zhvillimin e Tiranës dhe se problemet i hapësirave publike u evidentuan gjatë fushatës.
“Aksionet e fundit janë të mira dhe të domosdoshme për të ecur përpara. Këto aksione në terren janë plan i qartë për zhvillimin e Tiranës. Ato nuk janë proces të njëanshëm dhe besoj se të gjithë do mbeten të kënaqur.Problemet e i hapësirave publike u evidentuan dukshëm gjatë fushatës. IKMT dhe policia bashkiake ndodhen tashmë në terren për lirimin e hapësirave publike”, përfundoi Braimllari
(BalkanWeb)
