Një aksident detar ka ndodhur mesditën e së martës pranë ishullit Diaporos, në zonën turistike të Halkidikit në Greqi. Sipas autoriteteve portuale greke, një skaf me shtatë persona në bord gjashtë shtetas nga Kosova dhe një shtetas amerikan është përplasur me një breg shkëmbor.
Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur. Fillimisht, ata kanë marrë ndihmën e parë në Qendrën Shëndetësore të Agios Nikolaos, dhe më pas janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Poligyros.
Të tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe tashmë janë lënë të lirë nga spitali. Skafi, i cili dyshohet se ishte marrë me qira, është përmbysur pas përplasjes dhe më pas është tërhequr në breg.
Autoritetet e Portit të Ormos Panagias kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
(BalkanWeb)
