Këshilluesi i mjekësisë, Nikola Ndoni, i ftuar në rubrikën “Koha për t’u zgjuar” në News24, ka shprehur një qëndrim ndryshe nga ai i zakonshmi mbi rëndësinë e fibrave në ushqyerje.
“Në shkencë, nuk ka përfitime nga fibrat. Fibrat dietetike nuk janë të domosdoshme. Janë esenciale për trupin e njeriut yndyrat, janë të përdorshme karbohidratet,” — deklaroi Ndoni.
Ai shpjegoi se fibrat, të cilat gjenden kryesisht në produktet bimore, janë në thelb karbohidrate të përbëra nga sheqerna të bashkuara në struktura të mëdha, të cilat nuk përthithen nga organizmi. “Fibrat janë të paabsorbueshme për trupin e njeriut, sepse kanë madhësi që nuk përthithen nga organizmi ynë. Ka fibra që treten nga bakteret dhe ka që nuk treten as nga bakteret. Fibrat më të këqija janë ato të drithërave,” — tha më tej këshilluesi.
Sipas tij, fibrat jo vetëm që nuk ndihmojnë, por mund të jenë edhe shkaktare të problemeve të tretjes. “Kapsllëku shkaktohet edhe nga fibrat, për të mos thënë se fibrat janë shkaktari,” — u shpreh Ndoni.
Këshilluesi i mjekësisë Nikola Ndoni: Në shkencë, nuk ka përfitime nga fibrat. Fibrat dietetike nuk janë të domosdoshme. Janë esenciale për trupin e njeriut yndyrat, janë të përdorshme karbohidratet. Fibrat janë në thelb karbohidrate, sheqerna të mbledhura bashkë, kanë madhësi relativisht të madhe.
Kapsllëku shkaktohet edhe nga fibrat, për të mos thënë se fibrat janë shkaktari. Fibra gjendet tek produktet bimore. Fibrat janë të paabsorbueshme për trupin e njeriut, sepse kanë madhësi, që nuk përthithen nga organizmi ynë. Ka fibra që treten nga bakteret dhe ka që nuk treten as nga bakteret. Fibrat më të këqija janë ato të drithërave. Problemi te fibrat është se e njëjta sasi që hyn, e njëjta del.
(BalkanWeb)
