Kanë përfunduar punimet për riparimin e shtresave asfaltike dhe përmirësimin e sinjalistikës në segmentin rrugor Qafë Thanë – Dogana Qafë Thanë.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ndërhyrja synon të lehtësojë qarkullimin e automjeteve dhe të rrisë sigurinë rrugore. Projekti përfshiu si sinjalistikën horizontale, ashtu edhe atë vertikale.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Përfundojnë punimet për riparimin e shtresave asfaltike dhe përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në segmentin rrugor Qafë Thanë – Dogana Qafë Thanë 🇦🇱

Një ndërhyrje që lehtëson qarkullimin e automjeteve dhe rrit sigurinë rrugore.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: