Prestigjiozja franceze “Franceinfo” i ka kushtuar një hapësirë të veçantë Shqipërisë, duke e përshkruar si destinacionin me rritjen dhe kërkesën më të lartë turistike në Europë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale reportazhin e përgatitur nga ky stacion i njohur informativ francez, i cili e quan Shqipërinë “El Doradon e ri për pushuesit”.

Whatsapp Image 2025 08 07 At 11.16.07
Whatsapp Image 2025 08 07 At 11.16.07

Sipas “Franceinfo”, në pesë vitet e fundit, numri i turistëve në Shqipëri është rritur me 80%.

“Kjo nuk janë Karaibet apo Maldivet, por Shqipëria – një vend mes Greqisë dhe Italisë – që tani tërheq vizitorë nga e gjithë bota, me ujëra bruz dhe ishuj të virgjër,” thekson kronika.

Gjithashtu, “Franceinfo” vlerëson pasurinë kulturore të Shqipërisë, ku qytetërimet mesdhetare, nga grekët dhe romakët te bizantinët, venecianët dhe osmanët, kanë lënë gjurmë të thella.

Një tjetër atraktivitet i Shqipërisë sipas raportit janë çmimet shumë konkurruese, që e bëjnë vendin një destinacion të përballueshëm për turistët.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb