Është mbajtur sot në Gjykatën e Vlorës seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj katër personave të arrestuar së bashku me Flodian Plakun në Orikum.

Të ndaluarit janë:

  • Albano Lapshi, i cili dyshohet se i çonte ushqim Plakut- arrest me burg
  • Armando Dano, berber nga Shkodra- detyrim paraqitje.
  • Ligor Doko, pronar i hotelit ku u arrestua Plaku- arrest me burg.
  • Julian Aliaj, i cili u kap me armë zjarri me vete dhe rezulton të ketë qenë më parë i dënuar për trafik droge- arrest me burg.
Flodian Plaku I Arrestuari
Flodian Plaku I Arrestuari

Në masën e sigurisë gjykata vendosi arrest me burg për të 3 shtetasit e ndaluar si të përfshirë në fshehjen dhe dhënien e ndihmës për të akuzuarin për vrasje Flodian Plaku. Ndërsa për berberin Armando Dano gjykata vendosi detyrim paraqitje.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: