Son u largua nga Tottenham për të vijuar karrierën në MLS, te skuadra e Los Angeles FC. Në intervistën e parë të dhënë si lojtar i klubit amerikan, ai u shpreh i lumtur.
“Të jem i sinqertë, MLS nuk ishte zgjedhja ime e parë. Por ishte telefonata e parë që mora në fund të sezonit. John Thorrington (bashkëpresident dhe menaxher i përgjithshëm i klubit) më bindi, ai ndryshoi mënyrën time të të menduarit, më tregoi një rrugë të re. Dhe tani jam këtu.
Nuk erdha këtu vetëm për të qenë. Jam këtu për të fituar. Do të jap gjithçka nga vetja dhe do t’u tregoj tifozëve diçka emocionuese”.
